Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur mbrëmjen e sotme qytetin e Shkodrës.
Sipas informacioneve paraprake, shpërthimi ka ndodhur në një banesë pranë godinës së Bashkisë Shkodër. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.
Forca të shumta të Policisë kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa po punohet për përcaktimin e rrethanave dhe shkaqeve të shpërthimit.Grupi hetimor vijon veprimet në terren për zbardhjen e plotë të ngjarjes.







