Ballina Kronika Makina përfshihet nga flakët në autostradën Durrës-Tiranë, zjarrfikësit mbërrijnë në vendngjarje

Makina përfshihet nga flakët në autostradën Durrës-Tiranë, zjarrfikësit mbërrijnë në vendngjarje

123
0

Një makinë është përfshirë nga flakët në autostradën Durrës-Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Marikaj, në afërsi të Vorës, në rrethana dhe shkaqe që ende janë të panjohura.

Forcat zjarrfikëse të MZSH Vorë po bëjnë të mundur izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Po ashtu, edhe policia në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve dhe për momentin nuk ka raportime për persona të lënduar.