Ballina Politika Zgjedhjet për kreun e PD-së, Kokalari publikon mesazhin për Nokën dhe Kason:...

Zgjedhjet për kreun e PD-së, Kokalari publikon mesazhin për Nokën dhe Kason: Jam në garë përballë Berishës, e kam…

128
0

Ditën e sotme u zyrtarizua se përballë Sali Berishës, në zgjedhjet për kreun e PD-së, do të kandidojë vetëm mjekja Mereme Sela, ndërsa nuk janë lejuar të kandidojnë zëra kritikë si Ervin Salianji, Alesia Balliu apo Evi Kokalari.

Kjo e fundit bën me dije se është në garë për kreun e Partisë Demokratike, pasi ia ka dorëzuar aplikimin Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka, dhe anëtarit të KOKOA-së, Ivi Kaso, përmes mesazheve në WhatsApp.

Kokalari shkruan se e ka bërë aplikimin në kohë dhe brenda afatit të kërkuar nga drejtuesit e PD-së.

Mbetet për t’u parë nëse do të zyrtarizohet kandidatura e Kokalarit për kreun e Partisë Demokratike, ku përballë pritet të ketë Sali Berishën dhe Mereme Selën.

Postimi i Kokalarit:

Edhe Ivi Kaso, që është anëtar i KOKOA-s, dhe Flamur Noka, që (Zoti na ruajtë!) është sekretar partie, e kanë marrë mesazhin tim në WhatsApp.

Si e tillë, formulari dhe aplikimi im konsiderohen të dorëzuar në kohë, brenda afatit të kërkuar nga ana e tyre.

Falënderoj të gjithë gazetarët që, me profesionalizëm dhe objektivitet, kanë raportuar mbi këtë çështje.