Ballina Kulturë Franca dhe Britania i mbyllën dyert, Rama sjell në Shqipëri këngëtarin e...

Franca dhe Britania i mbyllën dyert, Rama sjell në Shqipëri këngëtarin e akuzuar si racist dhe nazist

93
0

Këngëtari amerikan, Kanye West, pritet të mbajë një koncert në Shqipëri.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama dhe e ka konfirmuar ministri i tij, Blendi Gonxhja.

“Tirana është gati të përjetojë një nga momentet më të mëdha në historinë e saj kulturore dhe artistike. Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit ka kënaqësinë të ndajë lajmin për organizimin e një prej ngjarjeve më spektakolare muzikore ndërkombëtare të zhvilluara ndonjëherë në Shqipëri, që do të mbahet më 11 korrik 2026. Artisti me ndikim global Ye do të ngjitet në skenë për një performancë unike “one-night-only”, duke sjellë në vendin tonë një produksion gjigand, të standardeve më të larta botërore”, shkruan Gonxhe.

Eventi do të zhvillohet në një hapësirë të dedikuar enkas për këtë performancë, Eagle Stadium, një stadium i përkohshëm me kapacitet prej rreth 60,000 spektatorësh, i ndërtuar përgjatë aksit Tiranë–Durrës.

Nuk dihet se kush do poaguajë për koncertin e West në Shqipëri.Ajo që dihet është se West ka nisur një turne në Europë, por shumë prej koncerteve të tij janë anuluar.

Siç raporton BBC, pas Britanisë së Madhe, edhe Franca ka anuluar koncertet e West. Britania nuk e lejoi fare të futej në vend këngëtarin amerikan, pasi ai akuzohet për një seri komentesh antisemitike, raciste dhe pro-naziste. Ndërkohë Guardian raporton se koncertet e West janë anuluar edhe në Poloni dhe Zvicër.