Ballina Kronika DURRES/ Policia prangos dy persona të shpallur në kërkim për vepra penale

DURRES/ Policia prangos dy persona të shpallur në kërkim për vepra penale

138
0

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

E. M., 29 vjeç, banues në fshatin Sukth, Durrës.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Durrësit, më datë 02.10.2025, e ka dënuar me 1 vit e 5 muaj e 15 ditë burgim për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” me pasoja të rënda materiale, dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Gjithashtu Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë nr. 6, Tiranë, bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e shtetasit:

-E. M., 49 vjeç, banues në Tiranë, i cili në vitin 2024 ishte trajtuar me leje shpërblyese nga IEVP, pasi vuante dënimin për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”, por pas përfundimit të lejes nuk ishte kthyer më në IEVP për vuajtjen e dënimit të mbetur. Pas kapjes, ai iu dorëzua IEVP Rrogozhinë për vijimin e kryerjes së pjesës së mbetur të dënimit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.