Futbollisti Endrick do të bëhet baba për herë të parë. Para pak ditësh ai dhe partnerja Gabrieli Miranda, zbuluan se gjinia e bebit është djalë.
Braziliani i cili do të bëhet baba në moshën 19-vjeçare, ka deklaruar se nuk dëshiron që fëmija i tij të bëhet futbollist.
“Futbolli nuk është një vend i mirë. Shpresoj që djali im të bëhet mjek, avokat, diçka tjetër, nuk dua të bëhet futbollist. Shpresoj që të bëhet një person i mrekullueshëm, një qenie njerëzore e jashtëzakonshme.
Shpresoj që ai të më shohë si një person normal dhe jo si Endrik futbollistin. Futbolli nuk është një botë e lehtë, është një mjedis shumë i vështirë”, deklaroi sulmuesi që është i huazuar te Lyoni nga Reali i Madridit.







