Ballina Kuriozitete Punon 2 herë në vit dhe fiton 45 mijë dollarë, njihuni me...

Punon 2 herë në vit dhe fiton 45 mijë dollarë, njihuni me profesionin më të rrezikshëm në botë

103
0

Kevin Schmidt është një punëtor i cili paguhet 20,000 dollarë për të bërë diçka që shumica e njerëzve nuk do ta imagjinonin kurrë, ai ngjitet në 457 metra lartësi vetëm për të ndërruar një llambë.

Dy herë në vit, ky punëtor i kullave ngjitet më lart se ndërtesa Empire State Building, vetëm me një rrip sigurimi dhe shumë guxim, për t’u siguruar që drita e kuqe në majë të kullës funksionon dhe mbron avionët nga përplasjet.

Është një punë që është njëkohësisht e frikshme nga e cila ai fiton rreth 45,000 dollarë në vit për ta bërë.

Ndërsa disa e konsiderojnë pagën të mirë, të tjerë mendojnë se është pak për një punë me rrezik kaq të lartë. Por për Schmidt, kjo nuk është thjesht një punë është një mision me kuptim.

Dhe po, ndonjëherë ai ndalon gjatë ngjitjes për të bërë edhe foto për gruan e tij.