Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e sotme në Shkodër, duke lënë një viktimë dhe disa të plagosur.
Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 16:25, në aksin rrugor Shkodër–Koplik, në fshatin Grizhë, janë përfshirë në përplasje tre automjete. Fillimisht, automjeti me drejtues shtetasin A.M. është përplasur me mjetin që drejtohej nga shtetasi V.X., dhe më pas është përfshirë edhe një automjet i tretë me drejtues shtetasin E.Gj.
Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë në Spitali Rajonal Shkodër shtetasi Z.M., i cili udhëtonte si pasagjer në automjetin e parë.
Nga përplasja kanë mbetur të dëmtuar lehtë dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerja Gj.M., të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokuroria, po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.







