Ballina Aktualitet ‘Kanye West, i refuzuar në vende të tjera, pritet në Tiranë’, AFP:...

‘Kanye West, i refuzuar në vende të tjera, pritet në Tiranë’, AFP: Rama e shpall arritje

95
0

Njoftimi për një koncert të reperit amerikan Kanye West në Tiranë këtë verë është promovuar me entuziazëm dhe është shpërndarë më tej në rrjetet sociale edhe nga kryeministri Edi Rama si një arritje në rrugën e Shqipërisë drejt shndërrimit në një destinacion të rëndësishëm kulturor.

Por përtej retorikës optimiste, vetë lajmi i raportuar nga AFP sjell një tablo shumë më komplekse.

Sipas raportimit, artisti, i njohur edhe si Ye, pritet të performojë në korrik në kryeqytet, në një event për të cilin po ndërtohet një strukturë e posaçme që synon të presë deri në 60 mijë spektatorë. Qeveria e paraqet këtë si një moment kthese për skenën kulturore shqiptare, duke e lidhur me ambicien për të tërhequr emra të mëdhenj ndërkombëtarë.

Megjithatë, ajo që mungon në komunikimin zyrtar është konteksti i plotë që shoqëron këtë artist në vitet e fundit.

Kujtojmë se Kanye West është përfshirë në një sërë polemikash të rënda, përfshirë deklarata me përmbajtje antisemitiste dhe komente që kanë ngjallur reagime të forta ndërkombëtare. Pikërisht për këtë arsye, një sërë eventesh të planifikuara në vende të tjera janë anuluar.

Në Londër, autoritetet britanike i kanë bllokuar hyrjen, duke çuar në anulimin e një festivali ku ai ishte planifikuar të performonte për disa netë. Po ashtu, edhe në Poloni është anuluar një koncert i planifikuar, me autoritetet që e konsideruan sjelljen dhe deklaratat e tij si të papajtueshme me vlerat publike.

Artikulli i plotë:

Anulohet në Londër dhe Poloni, reperi amerikan Kanye West do të performojë në Shqipëri në korrik

Reperi amerikan Kanye West do të performojë në kryeqytetin e Shqipërisë, Tirana, në korrik, tha Ministri i Kulturës Blendi Gonxhe më 2 maj, duke u gëzuar se vendi është në rrugën e duhur për t’u bërë një destinacion për ngjarjet kryesore kulturore.

Reperi amerikan, i njohur edhe si Ye, është i njohur për lavdërimin e udhëheqësit nazist Adolf Hitler dhe për ankesat antisemite dhe plot urrejtje që ai i fajëson për çrregullimin bipolar.

Për shkak të komenteve dhe këngëve të tij kontroverse, paraqitjet e West në Londër dhe në Poloni janë anuluar.

Britania tha se i ka bllokuar West hyrjen në vend, duke çuar në anulimin e një festivali muzikor në Londër ku ai ishte planifikuar të performonte gjatë tre netëve në korrik.