Ballina Politika “Gjatë verës shkonte në Qerret te Ergys Agasi…”/ Berisha sulmon Salianjin: Darkonte...

“Gjatë verës shkonte në Qerret te Ergys Agasi…”/ Berisha sulmon Salianjin: Darkonte me Pëllumb Gjokën dhe Suel Çelën

119
0

Në takimin e zhvilluar me qytetarët në Dibër, Berisha hodhi akuza se Salianji bashkëpunonte me figura që Berisha i akuzonte më shumë.

Ervin Salianji u burgos sepse bëri publike një regjistrim në të cilin dëshmoi se i vëllai Fatmir Xhafës , Geron xhafa i dënuar 11 vite në Itali, vazhdonte udhëhiqte trafiqet nga Vlora. Berisha dhe PD dënoi këtë akt dhe ia doli, në të gjitha rezolutat ndërkombëtare ta shpallë Salianjin të burgosur politik sepse ishte dhe bëmë mirë. I shkova dhe në burg i jepja porosi edhe miqve të tjerë të shkojnë ta takojnë. E kam thënë dhe më parë ishte verë dhe më vjen në zyrë dhe më tha ‘më duhe këshillë e jotja më kanë ngelur 3-4 muaj për vuajtjen e dënimit dhe për të dalë më duhet të bëjë një deklaratë të deklaroj se nuk do ë vras Fatmir Xhafën…Unë i thashë mos e bëjë këtë deklaratë sepse do të thotë pranon fajësinë. Unë kam një ligj të hekurt, kurrë nuk nisem nga paragjykimi apo mosbesimi. Nuk është se ky qëndrim nuk ka probleme por është shumë herë më i mirë. Nuk kishte asnjë funksion në Kryesi të partisë dhe e kuptuam. Më thotë nuk do bësh zgjedhje sepse në diktatura opozita nuk bën zgjedhje. Jo i thashë zgjedhje do bëjmë. Vinte në mbledhje të kryesisë rregullisht, nuk shtronte asgjë të veçante. Por informacione të verifikuara ky në burg drekonte dhe darkonte me Pëllumb Gjokën dhe Oltion Bistrin…Ky ishte opozitë ato ishin byrazerë të qeverisë…Gjatë verës shkonte në Qerret te Ergys Agasi….