Tragjedi në Grande Raccordo Anulare të Romës. Një burrë 35-vjeçar vdiq të dielën pasi u godit nga një automjet teksa kishte ndaluar për të ndihmuar një person tjetër që ishte përfshirë në një aksident, raportojnë mediat italiane.
Përpjekjet e shpëtimit ishin të pasuksesshme; tre persona të tjerë u plagosën dhe u dërguan në spital.
Sipas raportimeve fillestare, dy shoferë që kalonin aty pranë ndaluan makinat e tyre për të ndihmuar pasagjerët e një automjeti tjetër të përfshirë në një aksident.
Njëri prej tyre, 35-vjeç, duke dalë nga makina e tij, u përplas dhe vdiq menjëherë.







