Ballina Politika ‘Kjo është vrasje me dashje’, Erion Braçe reagon ashpër për tragjedinë në...

‘Kjo është vrasje me dashje’, Erion Braçe reagon ashpër për tragjedinë në Durrës

87
0

Kjo është vrasje me dashje, jo aksident”. Me këtë qëndrim të fortë reagoi sot edhe deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe për tragjedinë në Durrës, duke publikuar edhe videon e momentit kur Nikoll Radaçi u përplas mbi 2 fëmijë në zonën e Ish-Kënetës dhe u mori jetën. “U vranë sepse vrasje është! Madje vrasje me dashje! Nuk është aksident por vrasje me dashje!”, shkruan ai, duke kërkuar që ngjarja të trajtohet si e tillë edhe nga drejtësia.

Braçe bën thirrje për ndryshime të menjëhershme në Kodin Rrugor dhe atë Penal, duke nënvizuar se vetëm përmes ndëshkimeve të forta raste të tilla mund të ndalen. Ai kërkon gjithashtu masa konkrete për sigurinë në zonat e banuara, nga kufizimi real i shpejtësisë deri te krijimi i hapësirave të sigurta për fëmijët. “Ne nuk jemi thjesht për të ngushëlluar; jemi votuar për të vepruar! Duhet ta tregojmë tani!”, thotë ai.

Postimi i plotë i Erion Braçes

“Kështu u vranë dy fëmijë dhe u plagos një i tretë, sot, ditën për diell! U vranë sepse vrasje është! Madje vrasje me dashje! Nuk është aksident por vrasje me dashje! Po e postoj videon ashtu siç është, me zhurmën e makinës, zhurmën e përplasjes, zhurmën e marrjes zvarrë të fëmijëve, klithmat e prindërve e njerëzve të tjerë në rrugë;
këto pamje!

E di e rëndë është; por dua ta dëgjoj kështu, ta dëgjojnë kështu edhe kolegë të mi deputet të çdo ane, për tu bindur për të ndryshuar atë kod rrugor dhe atë kod penal për ta cilësuar një akt të tillë siç është, vraaaaaaaaaasj eeeeeeeeeee! Dhe duhet ta bëjmë tani, ta bëjmë menjëherë! Siç bëmë atë ndryshimin për parkimin dysh e që edhe pse është në fuqi, nuk e zbaton kërkush; ta bëjmë me atë shpejtësi e vendosmëri por për ta zbatuar si qytetarë, policë, prokurorë e gjyqtarë! Mbase vetëm duke ndëshkuar kështu-siç për vrasje me dashje në rrugë, mund t’i ndalim vrasësit të dalin në rrugë!

Ndërkohë, kjo ngjarje më në fuuuuund të na shtyjë të mendojmë e veprojmë për urbanizim edhe më të thellë, përfshirë rrugë që e disfavorizojnë shpejtësinë në to, ndalime të shpejtësisë së makinave brenda lagjeve e jo vetëm tabela që një takëm i pështyjnë, mbylljen e rrugëve për t’i dhënë mundësi fëmijëve e të moshuarve të luajnë e lëvizin, pushojnë të sigurt, ndërtimin me çdo çmim të fushave e këndeve të sigurta për fëmijët e të moshuarit! I kemi votat për t’i bërë këto; i kemi me shumicë! Ne nuk jemi thjesht për të ngushëlluar; jemi votuar për të vepruar! Duhet ta tregojmë tani!”