Ballina Kronika Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet 45-vjeçari me dy identitete, pritet...

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet 45-vjeçari me dy identitete, pritet ekstradimi drejt Italisë

83
0

Policia ka arrestuar 45-vjeçarin Kol Bushpepa alias Sokol Bushpepa, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pjesëmarrje në Organizatë kriminale.

Gjykata e Apelit, Itali, kishte dënuar 45-vjeçarin me 5 vite, 3 muaj e 10 ditë për veprat penale, ndërkohë pritet ekstradimi i tij drejt vendit fqinj.

“Kapet në lagjen “Vasil Shanto” dhe arrestohet, me qëllim ekstradimin në Itali, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për organizatë kriminale dhe trafikim narkotikësh.

Strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale, bazuar në informacionet operative, lokalizuan dhe arrestuan shtetasin Kol Bushpepa alias Sokol Bushpepa, 45 vjeç, banues në Rrëshen.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit, Itali, e ka dënuar me 5 vite, 3 muaj e 10 ditë, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Nga dënimi i kanë mbetur për të vuajtur 4 vite e 18 ditë burgim.

Vijojnë procedurat ligjore për ekstradimin e këtij shtetasi, në bashkëpunim me autoritetet e drejtësisë italiane”, thuhet në njoftimin e bluve.