Dy vajza janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi akuzohen se shkaktuar zjarr në banesën e tyre me qira, por nga flakët e pësuan dhe fqinjët. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetaset me inicialet K.Sh., dhe S.GJ., jetonin me qira në kompleksin Kika 1 kur apartamenti i tyre u përfshi nga flakët, për shkak të disa qirinjve aromatikë.
Nga flakët pati dëme në banesën e tyre dhe në banesat e fqinjëve.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetaset K. Sh., 25 vjeçe dhe S. Gj., 25 vjeçe, pasi dyshohet se për shkak të pakujdesisë së tyre, ka rënë zjarr në banesën e tyre. Si pasojë janë dëmtuar banesa e tyre dhe banesat e fqinjëve. Gjithashtu, është dërguar në spital, shtetasi A. K, për shkak të asfiksisë, jashtë rrezikut për jetën.”, sqaron policia.







