Tensione të reja janë regjistruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi një incident me armë zjarri ka alarmuar autoritetet.
Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, Shtëpia e Bardhë u mbyll përkohësisht të hënën, pasi u dëgjuan të shtëna “disa blloqe larg” rezidencës presidenciale. Në momentin e incidentit, në ndërtesë ndodhej edhe presidenti Donald Trump.
Dëshmitarë nga radhët e gazetarëve që ndodheshin pranë Shtëpisë së Bardhë raportojnë se agjentët e Shërbimi Sekret i SHBA ndërhynë menjëherë, duke i larguar ata nga zona e jashtme dhe duke i udhëzuar të zhvendoseshin në sallën e konferencave për shtyp.
Kjo lëvizje konsiderohet një masë standarde sigurie, e ndërmarrë për të mbrojtur stafin dhe zyrtarët në rast rreziku të mundshëm.
Deri në këto momente, autoritetet nuk kanë dhënë detaje të plota mbi rrethanat e ngjarjes, ndërsa mbetet e paqartë se çfarë ka ndodhur saktësisht dhe nëse ka persona të përfshirë apo të lënduar.
Hetimet vijojnë, ndërsa pritet një reagim zyrtar në orët në vijim.







