Ballina Aktualitet “I dehur me sasi të madhe alkooli, e quante veten bisha!”/ Artan...

“I dehur me sasi të madhe alkooli, e quante veten bisha!”/ Artan Hoxha flet për autorin e tragjedisë në Durrës ku vdiqën dy fëmijë

84
0

Gazetari Artan Hoxha, në MCN TV, ka folur për tragjedinë në Durrës, ku Nikoll Radaçi, përplasi për vdekje dy fëmijë dhe plagosi një tjetër.

Hoxha foli për ngjarjen, por bëri edhe një përshkrim të autorit, si person mjaft problematik, që ka arritur t’i shpëtojë ligjit dhe autoriteteve edhe pse ishte përsëritës në shkeljet e rregullave të qarkullimit.

“Ngjarje e rëndë që të lë pa fjalë. Tre fëmijë duke luajtur në rrugicën e lagjes, në trotuar, hapësira aty nuk të jep mundësi të drejtosh mjetin me shpejtësi të madhe. Gjithsesi, së pari ngushëllime për familjet që kanë humbur dy fëmijët. Skena, mjafton një foto dhe jo gjë tjetër për të kuptuar se çfarë ka ndodhur aty.

Fëmijët në mungesë, se s’kanë ku të luajnë, janë goditur. Shpejtësia ka qenë shumë e lartë dhe automjeti ka qenë jashtë kontrollit, sasia e alkoolit 0.7 miligram për litër, një përqindje shumë e lartë, ka qenë krejt jashtë kontrollit. Ajo që e bën më trishtuese, shkojmë te pjesa që, si është e mundur që këta lloj personazhi, për më tepër i kishte vënë nofkën vetes “bisha”, i pëlqente ta quanin “bisha”.  

Ky vit ka nisur që në 1 janar me të vdekur nga aksidentet. Rasti i fundit, të gjithë bëjnë pyetje, a mund të ishin shpëtuar dy fëmijët, a mund të ishte shmangur kjo tragjedi? E gjithë CV e personit dhe shkeljet, ishte shkelës i rregullt i Kodit Rrugor. Njeri problematik, i alkoolizuar, kishte konflikte me fqinjët, ka qenë shkelës permanent i Kodit Rrugor. Si ka mundësi që është lejuar të jetë kërcënim të rrugët e vendit? Është njeri që në tre raste i është hequr një muaj patentën, kur i duhej hequr fare.

Si ka mundësi, kur e sheh të njëjtin njeri, që përsërit të njëjtat shkelje, përbën rrezik për jetën e vet dhe për shoqërinë, një minë lëvizëse nëpër qytet. Mungesa e agjencive të zbatimit të ligjit, pasi është shkelës disa herë. Që nga 2020, përsërit të njëjtat shkelje dhe lejohet të lëvizë në qytet. E patë edhe makinën, nuk ishte makinë hallexhinjsh.

Ky njeri, shkelës i rregullt i ligjit, i ka mbijetuar masave të ndërmarra. Sot shkarkuan drejtorin e qarkut, shefin e qarkullimit, por dëmi është bërë. Këto shkelje duhet të ishin ndjekur në atë kohë. Duheshin cuar edhe në gjykatë. Kodi Rrugor parashikon heqje patente. Duke qenë recidivist, nuk kishte frikë as inspektonin në lagje, krahët si duket i ka patur të ngrohtë, kjo e bën të ketë këtë papërgjegjshmëri“, deklaroi Hoxha.