Ballina Kronika Tentoi të trafikonte fara kanabisi në Shqipëri, arrestohet 24-vjeçari në Portin e...

Tentoi të trafikonte fara kanabisi në Shqipëri, arrestohet 24-vjeçari në Portin e Durrësit

119
0

Shërbimet e Policisë Kufitare të Portit të Durrësit, si rezultat i intensifikimit të kontrolleve në hyrje/dalje, të bazuara në analizën e riskut, si dhe në informacione të siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan në bashkëpunim me specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës, operacionin e koduar “Parandalimi 2”.

Si rezultat i operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. K., 24 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi dhe kontrollit në furgonin e tij, në hyrje të RSh-së, gjetën disa qese me rreth 3250 fara të dyshuara narkotike Cannabis Sativa dhe një pajisje që dyshohet se përdoret për kultivimin e bimëve narkotike.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.