Ballina Aktualitet GJKKO rrëzon kërkesën e Arbër Veliajt për këqyrjen e dokumenteve të kompanisë...

GJKKO rrëzon kërkesën e Arbër Veliajt për këqyrjen e dokumenteve të kompanisë së tij

178
0

Gjykata e Posaçme vendosi rrëzimin e kërkesës së bërë nga kompania “Gogël” e Arbër Veliaj për  shfuqizimin e vendimit të Prokurorit Ols Dado për këqyrjen e disa dokumenteve të shoqërisë.

Arbër Veliaj është vëllai i kryebashkiakut Erion Veliaj, dhe hetimet mbi kompaninë e tij derivuan nga dosja e madhe që po gjykohet në GJKKO.

Së fundmi, Dado urdhëroi kqyrjen e disa dokumentave në kompani, veprime që u kundërshtuan nga vëllai i kryebashkiakut.

Erion Veliaj po gjykohet ndërkohë për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie.