Bota e basketbollit është në zi pas ndarjes nga jeta të ish-yllit portorikan José Ortiz, i njohur si “Piculín”, i cili u nda nga jeta në moshën 62-vjeçare pas një beteje të gjatë me kancerin.
Gjatë një karriere të pasur dhe të suksesshme, Ortiz la gjurmë si në Evropë ashtu edhe në SHBA. Ai veshi fanellën e klubeve prestigjioze si Real Madrid Baloncesto dhe FC Barcelona Bàsquet, ndërsa luajti edhe në NBA me Utah Jazz.
Karriera e tij përfshiu gjithashtu edhe eksperienca në basketbollin grek, ku ai ishte pjesë e skuadrave si GA Larissa, Heraklion dhe Aris në mesin e viteve ’90, duke u bërë një figurë e njohur edhe në rajon.
Lajmi për ndarjen nga jeta të tij u konfirmua nga Federata e Basketbollit të Porto Rikos, duke shkaktuar reagime të shumta dhe homazhe nga komuniteti sportiv ndërkombëtar. José Ortiz konsiderohet një nga basketbollistët më të mëdhenj në historinë e Porto Rikos, duke lënë pas një trashëgimi të rëndësishme në sport.







