Ballina Sport Cristiano Jr shkëlqen te Al-Nassr, drejt debutimit në ekipin e parë përkrah...

Cristiano Jr shkëlqen te Al-Nassr, drejt debutimit në ekipin e parë përkrah Ronaldos

71
0

Një tjetër emër nga familja Ronaldo po tërheq vëmendjen në botën e futbollit. Djali i Cristiano Ronaldos, Cristiano Jr, po shfaq formë shumë të mirë me ekipet e moshave të Al-Nassr, si dhe me grupmoshat e Kombëtares së Portugalisë.

Sipas mediave në Arabinë Saudite, drejtuesit e klubit po shqyrtojnë mundësinë që t’a përfshijnë atë në skuadrën e parë, çka do t’i jepte rastin të luante përkrah babait të tij, Cristiano Ronaldos.

Gjatë këtij sezoni, Cristiano Jr ka zhvilluar 21 ndeshje, në të cilat ka arritur të shënojë 7 gola, duke konfirmuar potencialin e tij në rritje.