Ballina Kronika DURRES/ Policia pranga dhe procedime për vepra penale drejtim automjeti i dehur,...

DURRES/ Policia pranga dhe procedime për vepra penale drejtim automjeti i dehur, përndjekje, rrahje, dhunë familje

170
0

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin L. M., 63 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, iu gjetën një sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë dhe një mjet prerës (biçak), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen S. B., 22 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi ka kallëzuar shtetasja R. G., se nëpërmjet një profili fals në rrjete sociale, ajo ka postuar tekste fyese ndaj shtetases R. G. dhe familjes së saj.

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. T., 50 vjeç, banues në Durrës, pasi është kapur duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin P. T., 25 vjeç, banues në Durrës, pasi ka kallëzuar shtetasja S. H., se ai e ka përndjekur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-H. M., 40 vjeçe, banuese në Kavajë, pasi ka goditur me grusht një 50-vjeçare, për motive të dobëta;
-Sh. A., 69 vjeç, banues në Golem, pasi dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, i ka vënë flakën kontejnerit të një firme ndërtimi në pronësi të shtetasit A. L. dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë detyrës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak arrestuan në flagrancë shtetasin B. A., 61 vjeç, banues në Shijak, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive pronësie, ka goditur me mjet të fortë, vëllanë e tij.
Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-E. T., 20 vjeç, banues në Shijak, pasi gjatë kontrollit në automjetin që ai drejtonte, u gjet dhe u sekuestrua një pistoletë manovër;
-M. M., 27 vjeç, banues në Marikaj, pasi gjatë kontrollit në automjetin që ai drejtonte, u gjet dhe u sekuestrua një mjet prerës (thikë).

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.