Ballina Politika Saliut ia vjedh bashkëpunëtorët Balla, gazetarja tallet me Berishën: “I dashur doktor,...

Saliut ia vjedh bashkëpunëtorët Balla, gazetarja tallet me Berishën: “I dashur doktor, eja të jap një pjatë grosh se i paske me qejf”

202
0

Sali Berishës nuk i del e keqja me Ervin Salianjin, të cilin e sulmoi sërish në konferencën e sotme për shtyp. Por, kësaj here ka përfshirë edhe gazetaren Desada Metaj.

“A të kujtohet ty ai pallati që hynin tek Desada ata sipër, Luli me Taon? Ky nuk shkoi te Desada, por shkoi te Air Albania”, tha Berisha.

Në përgjigjen e saj në rrjetet sociale, Desada Metaj është tallur keq me Berishën.

“I dashur doktor, Salianjin nuk e ftoj në shtëpi se nuk e kam as shok as mik. Ty meqë të ka kap meraku me shtëpinë time dhe më përflet çdo ditë, të ftoj të vish dhe të premtoj që do gatuaj dhe groshë se i paske dhe me qejf.

Adresa: Rruga Perlat Rexhepi, marketi Bio, kati i katërt.

Për kamerat mos ki merak se i ka marrë masat Gon Kuliqi se është dhe ndërtuesi i pallatit”, shkruan ajo.