Ballina Lifestyle Aurora James humb vathin me diamant në Met Gala: “Kush e gjen...

Aurora James humb vathin me diamant në Met Gala: “Kush e gjen ka fituar jackpot”

110
0

Një moment i pazakontë ka shënuar mbrëmjen e Met Gala në New York, ku dizajnerja Aurora James humbi një vath me diamant gjatë eventit luksoz, transmeton IndeksOnline.

Ngjarja ndodhi në mes të festës, por në vend që të shqetësohej, James reagoi me humor dhe qetësi, duke e kthyer situatën në një moment argëtues që shpejt mori vëmendje në rrjetet sociale.

Sapo e kuptoi që vathi mungonte, ajo bëri shaka me vlerën e tij të lartë:

“Diku është poshtë. Kushdo që e gjen, sapo ka fituar jackpot”, u shpreh ajo, duke lënë të kuptohet se bëhej fjalë për një bizhuteri me vlerë të konsiderueshme.

Interesant është fakti që ajo kishte një parandjenjë për këtë incident edhe para se të ndodhte. Sipas saj, kishte paralajmëruar stafin në hyrje me një koment plot humor:

“Ky diamant do të bjerë. Vetëm ta dini, kur ta gjeni, është i imi.”

Kur vathi u shkëput gjatë mbrëmjes, James u përkul menjëherë për ta kërkuar, por pa sukses. Pavarësisht përpjekjeve dhe kërkimeve, bizhuteria nuk u gjet.