Ballina Politika Berisha: Kafazin ndaj Ilir Metës e ka rikthyer Edi Rama, e kopjoi...

Berisha: Kafazin ndaj Ilir Metës e ka rikthyer Edi Rama, e kopjoi nga Enver Hoxha për kundërshtarët politikë

75
0

Gjatë një bashkëbisedimi me simpatizantët e “Degës 5” në Tiranë, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me trajtimin e opozitës dhe standardet e drejtësisë.

Berisha u ndal veçanërisht te rasti i ish-presidentit Ilir Meta, duke e konsideruar rikthimin e “kafazit” në sallat e gjyqeve si një praktikë të errët që të kujton kohën e diktatorit Enver Hoxha. Ai denoncoi atë që e quajti një kontrast të skajshëm, ku sipas tij, kundërshtarët politikë izolohen ndërkohë që “vrasësit serialë” brenda burgjeve gëzojnë privilegje dhe liri të jashtëzakonshme.

“E patë ju vetë Ilir Metën, ish-president, ish-kryeministër, ish-kryetar parlamenti. Si çdo njeri tjetër, me plus minuset e veta. Por ka një gjë. Ne u ndamë nga koha e kundërshtarëve në kafaz. Ajo ishte koha e Enver Hoxhës, diktatorit më brutal. Ai i sillte në kafaz kundërshtarët politikë në sallën e gjyqit. E riktheu Edi Rama kafazin në sallën e gjyqit, ndërkohë që vrasës serialë po në atë burg festojnë çdo natë me pije, kokainë dhe orgji të tjera.”

Kryedemokrati bëri gjithashtu një krahasim mes qeverisjes së tij dhe asaj aktuale, duke vënë theksin te çështja e imuniteteve të zyrtarëve të lartë. Berisha rikujtoi se në vitin 2011, pavarësisht dyshimeve për falsifikimin e provave, Ilir Meta dha dorëheqjen për t’u përballur me drejtësinë, duke e cilësuar këtë si një akt morali dhe përgjegjësie.

Ai akuzoi mazhorancën e sotme për mbrojtjen e Belinda Ballukut, duke argumentuar se kjo qeveri përdor standarde të dyfishta për të ruajtur të korruptuarit e saj.

“I moralit. I të drejtës. Por edhe i besimit tek Shqipëria dhe tek e ardhmja. Po në atë mbledhje, imuniteti i Ballukut. Lobisti i korruptuar i Edi Ramës, po, qëndrimi ndaj Ballukut është interpretimi shqiptar i imunitetit. Pra, ne kështu e kemi, ne imunitetin nuk e heqim në këto raste. Paçka se na ndaj Ilir Metës e kishim hequr me datën 14 dhjetor në vitin 2011. Dhe e dha vetë dorëheqjen dhe imunitetin, sepse Edi Rama fabrikoi një regjistrim të faktuar me falsifikim në 28 vende.

Por kishte një moral, kishte një etikë ajo qeveri, një përgjegjësi para jush. Duhet të jepte dorëheqjen, të sqaroheshin problemet. Imuniteti i është hequr dy herë ish-kryetarit të partisë, Lulzim Basha, në atë kohë ishte ministër. Iu është hequr ministrave të tjera. Nuk na ka shkuar kurrë në mendje që të mos heqim imunitet ministrash. Jo. Dhe atë, pavarësisht nga çmimi që do paguante, drejtësia do bëhej.”