Ballina Politika Zgjedhjet e ardhshme lokale, Agron Duka: Mund të kandidoj vetë për Bashkinë...

Zgjedhjet e ardhshme lokale, Agron Duka: Mund të kandidoj vetë për Bashkinë e Durrësit

105
0

Kreu i PAA-së, Agron Duka deklaroi sot se po vijojnë negociatat me opozitën për zgjedhjet e ardhshme, por ende nuk është rënë në dakordësi konkrete. Ai tha se mund të kandidonte edhe vetë për Bashkinë e Durrësit në zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm.

Duka deklaroi se partia që ai drejton mund të nxjerrë kandidatët e saj në disa bashki, në rast se kandidatët e opozitës nuk arrijnë të krijojnë besim te qytetarët.

Duka theksoi se nuk bëhet fjalë për qëndrime personale apo ultimative ndaj opozitës, por për mbështetjen e kandidatëve që kanë integritet dhe potencial për të fituar.

“Nëse nga opozita del një njeri me integritet që jep shpresë se mund të fitohet, ne tërhiqemi dhe e mbështesim. Por nëse kandidatët dalin kot më kot, do të dalim me kandidatët tanë”, deklaroi ai.

Kreu i PAA-së shtoi se edhe në rast se nuk arrijnë fitore, kandidimi më vete do t’i shërbejë partisë për të rritur peshën elektorale.

Me nota humori, Agron Duka tha se vetëm në Durrës e sheh të mundshëm kandidimin e tij personal.

“Në qytete të tjera nuk besoj se më zgjedh njeri. Ky Kod Elektoral që kemi na detyron të bëjmë këto lloj negociatash. Mirë është që vota të mos shkojë dëm”, u shpreh kreu i PAA-së.