Ballina Kulturë Rama: Baleti “Carmen”, erdhi fuqishëm në Teatrin Kombëtar të Operës, Baletit, dhe...

Rama: Baleti “Carmen”, erdhi fuqishëm në Teatrin Kombëtar të Operës, Baletit, dhe Ansamblit Popullor

59
0

Më poshtë postimi i plotë i Edi Ramës në fb:

Baleti “Carmen”, erdhi fuqishëm në Teatrin Kombëtar të Operës, Baletit, dhe Ansamblit Popullor, nën interpretimin e balerinës së mirënjohur shqiptare Anbeta Toromani, në rolin e Carmen.

Me muzikën e pavdekshme të Georges Bizet dhe koreografinë e një artisti të madh si Amedeo Amodio, ky produksion erdhi premierë në skenën e TKOBAP-së.

Në këtë rrëfim të zjarrtë, Anbeta Toromani si Carmen, përballë Alessandro Macario në rolin e Don José dhe Luca Curreli si Escamillo, krijuan një lojë dhe ndërthurje emocionesh, ku dashuria, xhelozia dhe sfida u përplasën në skenë me intensitet të jashtëzakonshëm.