Ballina Aktualitet Era e fortë vijon të krijojë probleme në Vlorë, dy pemë rrëzohen...

Era e fortë vijon të krijojë probleme në Vlorë, dy pemë rrëzohen dhe bllokojnë rrugët

63
0

Era e fortë që ka përfshirë qytetin e Vlorës ka sjellë edhe pasojat e para.

Për shkak të fuqisë dhe shpejtësisë së saj, që ka arritur deri në 20 m/s, janë rrëzuar dy pemë në zonën e Transballkanikes, si edhe në brendësi të lagjes “Lungomare”.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur hapjen e rrugëve, pasi pemët e rrëzuara kishin bllokuar një pjesë të rrugës.

Ndërkohë, kushtet e motit dhe era e fortë kanë sjellë edhe pezullimin e lundrimit detar deri në ditën e nesërme.