Mafia mund të dobësohet duke goditur aleancat mes klaneve më të vegjël. Një studim mbi këtë fenomen është realizuar duke studiuar specifikisht Ndranghetan, mafia kalabreze, ndër më aktivet e të fuqishmet.
Janë analizuar rrjetet shoqërore të të dhënave që përfshijnë 770 aleanca ndërfamiljare të formuara nga 906 martesa dhe 623 grupe bërthame, të ashtuquajturat ‘Ndrine’.
Rezultatet e punës kërkimore të një bashkëpunimi mes universiteteve të Milanos janë publikuar në revistën shkencore Plos One.
Analiza konfirmon që klanet më të fuqishme kanë role qëndrore në rrjetin e martesave, duke përfituar avantazhe, ndër të cilat lidhje direkte me klane të tjera. Ndryshe nga sa mendohej, familjet që japin ose marrin më shumë nuse, në realitet kanë pozicione më pak të pushtetshme në rrjet. Funksionimi i rrjeteve ka qenë thelbi i analizës, dhe rrjeti martesor është ndikues shumë i madh i lidhjes kompleksive, dhe klanet më të pushtetshme kanë tendencën të kenë krijuar aleanca të shumta dhe të mbivendosura, të tilla që edhe heqja e lidhjeve mes këtyre klaneve të caktuara nuk prek aspak strukturën e plotë.
Martesat përdoren dhe kanë rolin e sofistikuar të një teknologjie të avancuar, duke bërë që i gjithë rrjeti të jetë i bashkuar, sikurse ndodh prej brezash të tërë dhe i papërshkueshëm. Sipas autorëve të studimit, një lloj kompromentimi apo dëmtimi i integritetit të kupolës mund të vinte vetëm nëse goditen rrjetet e vogla, ato më të parëndësishme, dhe ndoshta ato mund të ishin hipotetikisht thembra e Akilit e Ndranghetas.







