Ballina Kronika Zjarr i madh në Radhimë, flakët rrezikojnë disa hotele pranë bregdetit të...

Zjarr i madh në Radhimë, flakët rrezikojnë disa hotele pranë bregdetit të Vlorës

93
0

Një zjarr i përmasave të mëdha është raportuar në zonën e Radhimës, në Vlorë, ku flakët janë përhapur pranë hotelit “Picasso”.

Sipas informacioneve paraprake, vatra e zjarrit mbetet ende e paidentifikuar, ndërsa situata paraqitet problematike për shkak të afërsisë me strukturat turistike.

Në vendngjarje janë nisur me urgjencë dy mjete zjarrfikëse dhe forca të tjera operacionale, të cilat po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve.

Raportohet se nga zjarri rrezikohen edhe tre hotele të tjera që ndodhen shumë pranë zonës së përfshirë nga flakët, ndërsa shkaqet e rënies së zjarrit ende nuk dihen.