Ballina Politika Agenzia Nova: Rriten tensionet gjatë protestës së opozitës

Agenzia Nova: Rriten tensionet gjatë protestës së opozitës

70
0

Partia Demokratike e Shqipërisë dhe partitë e tjera opozitare zhvilluan një protestë kombëtare në Shqipëri duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie teknike.

Siç shkruan media italiane Agenzia Nova, protestuesit u mblodhën fillimisht para Kryeministrisë, ku ishte i pranishëm edhe kreu i PD-së, Sali Berisha, së bashku me deputetë të opozitës.

Sipas raportimeve, policia pengoi protestuesit të afrohen pranë ministrive, duke përdorur gaz lotsjellës dhe topa uji për shpërndarjen e turmës.

Protestuesit reaguan me fishekzjarrë dhe koktej molotov pranë Ministrisë së Brendshme, ndërsa pati edhe përplasje mes forcave të rendit dhe deputetëve të opozitës.

Prania e madhe e policisë dhe bllokimi i akseve kryesore të Tiranës u panë nga opozita si një tjetër përpjekje e qeverisë Rama për të frenuar protestat dhe pakënaqësinë në rritje të qytetarëve.