Ballina Politika Rrjeti televiziv SKY TG24: Përleshje gjatë protestës kundër Ramës, kërkohet dorëheqja e...

Rrjeti televiziv SKY TG24: Përleshje gjatë protestës kundër Ramës, kërkohet dorëheqja e kryeministrit

82
0

Rrjeti i njohur televiziv SKY TG24 raporton gjithashtu për protestën e mbrëmshme në Tiranë.

“Shpërthejnë përleshjet në Shqipëri gjatë një demonstrate kundër kryeministrit,” thekson media e njohur.

“Një natë dhune shpërtheu në Tiranë, Shqipëri, gjatë një demonstrate të opozitës kundër kryeministrit Edi Rama. Protestuesit, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit dhe duke e akuzuar atë për korrupsion, hodhën fishekzjarre dhe kokteje molotov drejt ndërtesave qeveritare.

Policia u përgjigj me topa uji dhe gaz lotsjellës për të parandaluar sulmin ndaj Ministrisë së Brendshme,” raporton rrjeti televiziv.

Protesta e tetë kombëtare e opozitës është raportuar nga media të shumta në kontinentin tonë dhe jo vetëm. Ndërkohë, opozita ka deklaruar se nuk do i ndalë protestat.