Ballina Aktualitet U dënua për dosjen “Toyota Yaris”/ Apeli i GJKKO liron nga burgu...

U dënua për dosjen “Toyota Yaris”/ Apeli i GJKKO liron nga burgu ish kryeprokurorin e Vlorës Aurel Zarka

85
0

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka liruar nga qelia ish Kryeprokurorin e Vlorës, Aurel Zarka, i burgosur prej qershorit 2024 për dosjen “Toyota Yaris”.

Gjykata vendosi që të pranojë kërkesën e tij për shuarjen e masës së sigurisë.

Njoftimi i gjykates:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Florjan Kalaja (kryesues), Engert Pëllumbi (anëtar) dhe Tereza Merkaj (anëtare), sot më 09.05.2026, disponoi për çështjen penale nr. 131 akti, datë 08.05.2026 regjistrimi, mbi ankimin e ankuesit A.Z:

“1. Shuarja e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, caktuar me Vendimin nr. 87 Akti, datë 28.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj të pandehurit A.Z.

2. Urdhërimi i lirimit të menjëhershëm të të pandehurit A.Z nga ambientet e paraburgimit (I.E.V.P. Durrës)” dhe vendosi:

1. Konstatimin e shuarjes së masës së sigurimit “Arrest në burg” të caktuar ndaj të pandehurit z. A.Z me Vendimin nr. 87 Akti, datë 28.07.2024 dhe të verifikuar me Vendimin nr. 92, datë 31.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

2. Urdhërimin e lirimit të menjëhershëm të të pandehurit z. A.Z nga ambientet e paraburgimit, nëse liria e tij personale nuk kufizohet për një shkak tjetër ligjor.

3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs brenda 45 ditëve, nga e nesërmja e njoftimit të arsyetuar të vendimit.