Ballina Aktualitet “Presidenti si je?” Meta-Leskajt nga brenda kafazit të xhamtë: Jam i fortë....

“Presidenti si je?” Meta-Leskajt nga brenda kafazit të xhamtë: Jam i fortë. Akustika, akustika… xhami

110
0

Seanca gjyqësore ndaj ish-presidentit Ilir Meta është shoqëruar me momente tensioni dhe komunikime direkte nga salla, ndërsa gjykata ishte tërhequr për të shqyrtuar kërkesat e palëve.

Gjatë ndërprerjes së seancës, Bujar Leskaj iu drejtua Metës nga salla me pyetjen: “President, si je? Je i fortë?”

Meta iu përgjigj: “Jam mirë, jam i fortë”, ndërsa më pas tentoi të përshëndeste edhe mbështetësit dhe deputetin Flamur Noka, por zëri i tij nuk u dëgjua qartë për shkak të izolimit në kafazin e xhamtë. Më pas, ish-presidenti u afrua pranë xhamit dhe tha: “Akustika, akustika… xhami.”

Bujar Leskaj: President, si je? Je i fortë?

Ilir Meta: Jam mirë, jam i fortë. (Nuk dëgjohet kur përshëndet Nokën dhe mbështetësit në sallë.) Afrohet dhe thotë: Akustika, akustika… xhami.