Biznesmeni Bashkim Ulaj është paraqitur sot në ambientet e GJKKO për një padi për shpifje me deputetin Agron Shehaj.
Ulaj ka paditur për shpifje dy deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri, pas deklaratave të tyre publike lidhur me resortin që kompania “Gener 2” po ndërton në zonën e Rrjollit.
Sipas padisë, deputetët kanë bërë akuza që, sipas Ulajt, dëmtojnë imazhin dhe reputacionin e tij si biznesmen.







