Ballina Politika Nënkryetari i Komisionit të Ekonomisë, Bozdo: Integrimi nuk është reforma në letër,...

Nënkryetari i Komisionit të Ekonomisë, Bozdo: Integrimi nuk është reforma në letër, por standarde reale për qytetarët

57
0

Nënkryetari i Komisionit të Ekonomisë, Enno Bozdo, gjatë diskutimit të raportit të qeverisë për procesin e integrimit, deklaroi se Bashkimi Europian nuk nënkupton reforma vetëm në letër, por përmirësim real të jetesës së qytetarëve. Ai theksoi se qeveria vijon të miratojë ligje që bien ndesh me direktivat e BE-së.

“Raporti prezanton vetëm reforma në letër. BE kërkon cilësi në procesin legjislativ. Ky standard ka çeduar dhe më vjen keq ta them se procesi legjislativ ka kaluar pa pasur mundësi për diskutime. Po përmend edhe ligje që shkojnë kundër direktivave të BE-së. Po përmend ‘Durranën’ apo ligjin për Portet, dy ligje që bien hapur ndesh me direktivat e BE-së”, u shpreh Bozdo.

Eno Bozdo tha gjithashtu se raporti nuk trajton aspak problematikat në fushën e prodhimit industrial.

“Qeveria mburret me strategjinë industriale, por në fakt industria është sektori më i goditur nga politikat qeveritare dhe sot përbën vetëm 7% të PBB-së, kur mesatarja e rajonit është 10%. Nga ana tjetër, është edhe sektori i energjisë, ku ne rrezikojmë të përjashtohemi nga Sekretariati i Energjisë në Vjenë për shkak të mungesës së reformave. Në raport nuk flitet fare për këto probleme kaq të mëdha”, tha ai.