Ballina Kosovë Nga mbi 300 dosje të audiove, ekspertja thotë se ka përfshirë një...

Nga mbi 300 dosje të audiove, ekspertja thotë se ka përfshirë një numër të vogël në raportin e saj

68
0

Dëshmitarja Helen Fraser duke u përgjigjur në pyetjet e Prokurorisë pranoi se ka marrë një përqindje të vogël të dosjeve të audiove nga mbrojtje e Hashim Thaçit për analizim, e që pastaj janë përfshirë në raportin e saj lidhur me interpretimin e tingujve.

Përpara kësaj, prokurori Joshua Hafetz i tha dëshmitares së në këtë çështje gjyqësore janë pranuar në prova 348 dosje të audiove që mbulojnë 28 orë të audio-incizimeve.

Por sipas prokurorit, dëshmitarja ka thënë në raport që ka marrë vetëm tetë dosje audio ose përreth kësaj shifre. Rrjedhimisht, sipas tij, kjo i bie që në raportin e saj janë përfshirë më pak se 3% e dosjeve të audiove.

Pas kësaj, Hafetz pyeti dëshmitaren se a i bie kjo që ajo nuk di asgjë lidhur me 97% e mbetur të audiove në këtë çështje gjyqësore. Lidhur me këtë, Helen Fraser e pohoi.

Por, ajo tha se nuk e ka pyetur mbrojtjen e Thaçit që t’i japë më shumë dosje të audiove për t’i përfshirë në raportin e saj.

Përveç kësaj, ajo tha se nuk i kujtohet se çfarë udhëzimesh dhe pyetjesh i bëri mbrojtja e Thaçit të cilat më pas sollën raportin e Fraser.

Ndër tjerash, ajo tha se me mbrojtjen ka komunikuar përmes zoom, e po ashtu edhe përmes e-mailit.

Fraser shtoi se mbrojtja i ka thënë që këto materiale që janë nga vizita e 3 shtatorit dhe ajo e 6 tetorit 2023, janë përfaqësuese.

“Unë nuk kam pasur materiale tjera dhe përfundimet e mia i kam mbështetur në këto dy vizita”, tha Fraser.