Ballina Aktualitet e-Albania jashtë funksionit për 4 ditë. Portali mbyll ‘qepenin’ duke nisur nga...

e-Albania jashtë funksionit për 4 ditë. Portali mbyll ‘qepenin’ duke nisur nga 15 maji. Njoftimi i rëndësishëm për qytetarët

93
0

Portali që ofron shërbime për qytetarët, e-Albania do të jetë jashtë funksionit duke nisur nga 15 maji.

Në një njoftim për shtyp, portali sqaron se për 4 ditë me radhë, 15 maj, deri në 18 maj, do jetë jashtë funksionin, pasi do t’i nënshtrohet një procesi përditësimi dhe optimizimi teknik.

NJOFTIMI
Në kuadër të përmirësimit të infrastrukturës teknologjike dhe rritjes së performancës së shërbimeve publike online, portali e-Albania do t’i nënshtrohet një procesi përditësimi dhe optimizimi teknik.
Për këtë arsye, portali do të jetë përkohësisht jashtë funksionit në periudhën:
15 Maj, ora 22:00 – 18 Maj, ora 08:00
Gjatë kësaj kohe, aksesi në shërbimet elektronike nuk do të jetë i mundur.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin.