Ballina Kronika Nuk ndërhynë në sherrin e një punonjësi policie, pezullohen dy efektivë në...

Nuk ndërhynë në sherrin e një punonjësi policie, pezullohen dy efektivë në Kamëz

81
0

Dy punonjës të patrullës së Përgjithshme në Kamzë janë pezulluar nga detyra për shkak se nuk kanë përmbushur detyrën duke mos ndërhyrë në një konflikt në Kamzë ku ishin të përfshirë punonjës policie. Nga të dhënat paraprake rezulton se punonjësi i FNSH-së ka qenë duke darkuar me dy miq në lokalin “Perla e Detit” që pak kohë më parë ju vendos tritol, kur janë konfliktuar me disa persona dhe janë dhunuar në mënyrë të ndërsjellë. Patrulla ka mbërritur në vendngjarje, por nuk ka ndërhyrë. Oficerët e patrullës janë pezulluar, ndërsa AMP ka nisur hetimet.