Ballina Kronika Goditet me thikë në gjoks një 42-vjeçar në Sarandë, nisin hetimet

Goditet me thikë në gjoks një 42-vjeçar në Sarandë, nisin hetimet

75
0

Një plagosje me thikë është regjistruar pak minuta më parë në lagjen nr. 1 në Sarandë. Si pasojë, një person është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Sarandës.

I plagosuri është identifikuar si Olsi Muçodemi, 42 vjeç. Sipas burimeve spitalore, ai ka marrë plagë me thikë në zonën e gjoksit, por fatmirësisht ndodhet në gjendje relativisht të mirë. Rrethanat e ngjarjes ende të paqarta.