Deputeti i PD, Saimir Korreshi ka kritikuar reformën e ndarjes territoriale, duke kërkuar rishikimin e saj, veçanërisht në qarkun e Fierit. Sipas tij, reforma ka dështuar të përmbushë qëllimin për afrimin e shërbimeve me qytetarin, ndërsa ka sjellë rritje shpenzimesh, shtim të punësimeve politike dhe centralizim të shërbimeve.
Korreshi e cilëson reformën të deformuar nga interesa elektorale dhe kërkon, të mos ofrohen më dokrra, por zgjidhje reale për qytetarët.
Reagimi i plotë:
GENJEN!!!
Kjo nuk është aspak e vërtetë!!
Edhe pse i sollën patronazhistët me detyra të parapërgatitura se çfarë duhet të flisnin, zëri qytetar ishte krejt i kundërt.
Rishikimi i ndarjes territoriale në Fier është domosdoshmëri!
Kjo ndarje është vetëm për qëllime elektorale.
Atë për çfarë u ngrit reforma territoriale, në dukje ka rënë, pasi shpenzimet janë shtuar, punësimet e patronazhistëve janë shtuar, përkundër asaj që premtoi kjo reformë dhe, më e fundit, shërbimet janë më larg qytetarit dhe janë centralizuar, përkundër asaj që ofronin komunat më parë.
Që nuk doni reformë kjo është e qartë, por NA KURSENI DOKRRAT të paktën!







