Ballina Sport Klubi i madh evropian mund të përjashtohet

Klubi i madh evropian mund të përjashtohet

68
0

Gjiganti i Ligue 1, Lyon, mund të përjashtohet nga Liga e Kampionëve sezonin e ardhshëm, për shkak të shqetësimeve se nuk ka respektuar kushtet e një marrëveshjeje me UEFA-n, të arritur verën e kaluar. Skuadra franceze aktualisht renditet e katërta në Ligue 1, vetëm një pikë pas Lille në zonën që siguron Ligën e Kampionëve, me edhe një ndeshje për t’u zhvilluar, ndaj Lens këtë të diel.

Një fitore do t’i garantonte të paktën një vend në fazën kualifikuese të Ligës së Kampionëve , teksa Lyon tashmë e ka siguruar minimumi një vend në Europa League, në rast se nuk arrin të kalojë më tej nga kualifikimet. Megjithatë, që Lyon të marrë licencë për të marrë pjesë në garat e sanksionuara nga UEFA, fillimisht duhet të paraqesë prova se ka përmbushur rregulloret e organeve drejtuese të futbollit europian.

Në verën e vitit 2025, Trupi i Kontrollit Financiar të Klubeve i UEFA-s (CFCB) njoftoi sanksione ndaj Lyonit, si edhe ndaj klubeve të Ligës Premier, Aston Villa dhe Chelsea, për shkelje të rregullave të qëndrueshmërisë financiare. CFCB e bëri të qartë se klubet duhet të përmbushin disa kushte gjatë katër viteve të ardhshme.

Lyon u gjobit gjithashtu me 10.7 milionë euro dhe fillimisht u rrëzua në Ligue 2, por ky vendim më pas u rrëzua në apel. Pronarëve të Lyonit u kërkua të injektonin 60 milionë euro, shumë kjo që duhej të konvertohej në kapital deri më 15 tetor. Sipas The Telegraph, klubi nuk e ka përmbushur këtë detyrim, gjë që mund të çojë në përjashtimin e tij nga garat europiane.

UEFA zakonisht tenton të shmangë përjashtimin e klubeve nga kompeticionet, por kjo mbetet një mundësi reale nëse Lyoni nuk i ka respektuar kërkesat e përcaktuara nga ky organ. Skuadra e Ligue 1 ndodhet në kolaps financiar dhe, më herët këtë javë, njoftoi humbje prej 186 milionë eurosh për gjysmën e dytë të vitit 2025.