Një stuhi e fortë me reshje të dendura shiu dhe breshër ka goditur shtetin Uttar Pradesh në Indi, duke shkaktuar një bilanc të rëndë viktimash.
Autoritetet lokale bëjnë të ditur se të paktën 104 persona kanë humbur jetën në rreth 10 rrethe të ndryshme të shtetit, gjatë fundjavës kur moti i keq përfshiu zonën veriore të vendit.
Zona më e prekur është përreth qytetit Prayagraj, ku janë regjistruar edhe dëmet më të mëdha materiale dhe numri më i lartë i viktimave.
Ekipet e emergjencës janë angazhuar në terren për të ndihmuar banorët, për të kërkuar të mbijetuar dhe për të përballuar pasojat e stuhisë, ndërsa situata mbetet e vështirë në disa zona të prekura rëndë.







