Gazatari Klodian Tomorri ka zbuluar një bisedë të kryeministrit Edi Rama me ministrin e Mbrojtjes, Ermal Nufi në Kryeministri. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Tomorri shprehet se ata po diskutonin për një projekt të madh, ku bëhej fjalë për miliona lekë të cilin duhet ta firmoste Ermal Nufi.
Sipas Tomorrit gjatë bisedës, ministri Nufi hasi vështirësi të pranonte, ndërsa theksonte ligjet që binin ndesh me projektin. Pas kësaj sipas tij, Rama iu drejtua Nufit duke i thënë “Ermal, po me zhgënjen edhe ti?”. Në këto moment Nufi u ngrit në këmbë dhe iu drejtu Ramës duke i thënë “Ca thua o shef, unë për ty bëhem raketë”.
Tomorri e mbyll reagimin e tij, duke thënë se shumë shpejt kësaj pune do i dalin ‘krismat’ dhe Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi nuk do dalë i larë.
Postimi i plotë:
Para disa ditësh Rama thirri në zyrë ministrin e Mbrojtjes me ca persona të tjerë. Po diskutohej për një projekt me spec, nga këto me shumë miliona, që duhet ta firmoste Ermal Nufi.
I vetëdijshem se ca po i kërkonte i madhi, ministri i mbrojtjes filloi të lëkundej pak. Po jo se kjo është pak e vështirë, jo po ligji kështu, ligji ashtu.
Komandanti i ngriti sytë dhe tha:
Ermal, po më zhgënjen edhe ti?
Aty Ermali u përmend.
-Ca thua o shef, unë për ty bëhem raketë- u përgjigj duke u çuar në këmbë.
Op, të madhit i shndritën sytë direkt. Se i tha dhe Tërmeti i shkretë që jam ushtari yt, po aty nuk kishte shndritje sysh se ishte pa bereqet ushtarlleku i Tërmetit. Kurse Raketa e Ermalit ishte gjë më shumë xhixha. Te xhixhat, shndrisin sytë vetiu. Kësaj punes do t’i dalin krismat shpejt. Pas ca kohesh, Ermalin me gjasa do shpallet pak ngrënës dardhash pas kurrizit. Raketë ore raketë. Vetëm raketa na duhen ne qeveri.







