Ballina Sport Teuta siguron qëndrimin në Superiore, polemika në humbjen e Pogradecit

Teuta siguron qëndrimin në Superiore, polemika në humbjen e Pogradecit

95
0

Skuadra e Teutës ka siguruar qëndrimin në Kategorinë Superiore edhe për edicionin e ardhshëm.

Durrsakët ia dolën të triumfojnë me rezultatin minimal 1-0 ndaj Pogradecit në finalen e fazës “play out”.

Ky takim vendimtar u zhvillua në stadiumin “Niko Dovana” të qytetit të Durrësit dhe u vendos vetëm në minutat shtesë të takimit.

Ishte sulmuesi Klejdi Daci ai që realizoi golin e fitores në minutën e 93-të. Sfida u karakterizua edhe nga polemika të mëdha për shkak të një vendimi arbitrimi.

Kryesori Enea Jorgji ndëshkoi me karton të kuq sulmuesin Pius të skuadrës liqenore. Ky largim erdhi pas një rasti të dyshimtë të ndodhur në mesfushë.

Duke qenë në superioritet numerik, ekipi bregdetar e pati më të lehtë të dominonte lojën. Presioni i Teutës dha rezultat pikërisht në kohën shtesë të ndeshjes. Pas këtij rezultati, Pogradeci do të vazhdojë të luajë në Kategorinë e Parë.