Ballina Politika ‘Teatri i hajdutëve të rilindjes’, Berisha: As Mirlinda, as Linda, as Rama...

‘Teatri i hajdutëve të rilindjes’, Berisha: As Mirlinda, as Linda, as Rama nuk do t’i shpëtojnë përgjegjësisë

62
0

Lideri i opozitës shqiptare Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij në facebook një mesazh video pas daljes ne nje media të ish drejtoreshës së AKSHI-t e akuzar për vjedhje.

“As Mirlinda, as Linda e Surrelit dhe as Rama nuk do t’i shpëtojnë përgjegjësisë”. “Fundi i çdo pushtetari që ndërton pasuri mbi vjedhjen, arrogancën dhe mashtrimin është i njëjtë: burgu dhe turpi public”, shrkaun kreu demokrat.

Teatri i hajdutëve të rilindjes.

Mirlinda Karçanaj doli në një shfaqje televizive qesharake duke u përpjekur të luante viktimën, ndërkohë që për vite me radhë ka shërbyer si prestanome e aferave miliona euro të Lindës së Surrelit dhe klikës së pushtetit.

I njëjti teatër i konsumuar që kanë luajtur dikur Saimir Tahiri e Vangjush Dako, duke bredhur studiove me duart “akullore” dhe me refrenin banal se “e vërteta do të dalë”. Sot dihet mirë se çfarë fshihej pas atyre fytyrave “të pafajshme”: korrupsion, lidhje kriminale dhe grabitje e pasurisë publike.

As Mirlinda, as Linda e Surrelit dhe as Rama nuk do t’i shpëtojnë përgjegjësisë. Fundi i çdo pushtetari që ndërton pasuri mbi vjedhjen, arrogancën dhe mashtrimin është i njëjtë: burgu dhe turpi publik.