Ish-kryetari i komunës së Velipojës i ka dhënë një shuplakë të fortë qeverisë Rama dhe Bashkisë Shkodër, duke rrëzuar publikisht propagandën e socialistëve për “sukseset” e reformës territoriale.
Bardhok Ndreka, vetë ish-përfaqësues i Partisë Socialiste në Velipojë, deklaroi se prej vitesh zona është lënë në harresë totale, ndërsa miliona lekë mblidhen nga taksat dhe turizmi pa u kthyer asnjë investim për banorët. Ai akuzoi qeverinë dhe Bashkinë Velipojë për shkatërrimin e bujqësisë, largimin e të rinjve dhe braktisjen e një prej zonave më të pasura turistike të vendit.
Sipas Ndrekës, reforma territoriale rezultoi një mashtrim që i hoqi Velipojës zhvillimin dhe përfaqësimin, ndërsa përplasjet në Rrjoll janë pasojë direkte e dështimit të shtetit. Ish-kryetari kërkoi rikthimin e Velipojës në bashki më vete, duke theksuar se zona ka resurset dhe potencialin për t’u vetëqeverisur pa u mbajtur peng nga Bashkia Shkodër.
Deklarata e tij:
Jam Bardhok Ndreka, banor i komunës së Velipojës. Ish-kryetar komune i Partisë Socialiste në Velipojë. Unë e njoh mirë Velipojën, se e kam punuar dy periudha në shtrikë. Edhe në atë kohë, edhe në këtë kohë. Ai zotëri i Mazniku tha që reformat kanë dhënë rezultat në 2014-ën e këtej. Unë flas për Velipojën gjithmonë. Jo vetëm që s’kanë dhënë asnjë rezultat, por zero. Zero. Tri bashkitë, me mandat, tri bashkitë, pesë kryetarë komunash kemi qenë. Në raport me ato, secili nga ne, i majtë e i djathtë, e kemi vënë nga një gurë. Ndërsa bashkitë nuk e kanë hedhur një karrocë zhavorr në Velipojë. Me miliona lekë merren në Velipojë.
Me miliona lekë merren në Velipojë, zero investime. Ligji për qeverisjen vendore thotë kështu: Aty ku merren të ardhurat, duhet me bërë investime. Ku janë këto investime? Vijnë këto punonjësit e bashkisë, marrin paratë, diku në xhep, diku atje, edhe zero. O zotërinj, Boçi, zotërinj, transmetoj fjalë, unë jam i majtë. Por, kjo qeverisje, mënyrën si e kanë organizuar këto, zero, zero, zero. Ka ikur rinia, ka ikur bujqësia, kemi mbetur ne pleqtë. Po bëj një humor. Duke qenë ne pleq, jam edhe unë plak, një plak thotë: ‘Më të marrë malli mor me e pa, më falni moj motra, me e pa një nuse shtatzanë mor’.
Po ku janë këto? Ikën, s’rrijnë më këtu. Kjo është fatkeqësi e madhe. Faleminderit shumë. Velipoja e don qeverisjen vendore vetë. Don bashki. Pse? Se i ka të gjitha resurset. Ka 11 mijë, 12 mijë banorë. Ka 14-15 mijë hektarë tokë. I di unë, i di me statistika. Ka dy, 13 mijë kilometra plazh, dy, 13 kilometra, nga grykëderdhja e Bunës e deri te Rana e Hedhme. Ju e dini, tërë populli e din. E din gjithë Shqipëria, përplasjet që ndodhën banorët e fshatit Rrjoll me policinë. Nuk ka faj policia. Po ka faj shteti. Ka faj shteti. Jam shumë dakord që ajo zonë don ndryshim, don investime, mos me e lënë me një fjalë. Por duhet me u marrë vesh shteti. Mos me i lënë fshatarët me u përplas me njeri-tjetrin







