Një situatë tensioni është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në ambientet e Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës, ku është shënuar një përplasje mes dy kompanive që janë të angazhuara në punimet e aeroportit.
Sipas informacioneve paraprake, përfaqësues të kompanisë “2A” të Valon Ademit kanë penguar hyrjen e punëtorëve të kompanisë së Behgjet Pacollit.
Nga ana tjetër, kompania e Behgjet Pacollit që është penguar pretendon se ka të drejtë ligjore për të ushtruar aktivitetin e saj në këtë projekt, ndërsa pala kundërshtare argumenton se hyrja e tyre në kantier është e paautorizuar.







