Ballina Sport ​Ancelotti vendos për Neymarin, mungojnë disa emra të mëdhenj te Brazili

​Ancelotti vendos për Neymarin, mungojnë disa emra të mëdhenj te Brazili

30
0

Trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, ka publikuar listën e lojtarëve për Kupën e Botës 2026, ku rikthehet edhe Neymar pas një periudhe të gjatë të vështirë me lëndime..

Sulmuesi 34-vjeçar do të ketë mundësinë të paraqitet sërish në skenën më të madhe të futbollit, ndërsa Brazili synon titullin e gjashtë në histori.

Ancelotti theksoi se përfshirja e Neymarit erdhi pas vlerësimit të gjendjes së tij fizike dhe formës së treguar në muajt e fundit. “E kemi vlerësuar Neymarin gjatë gjithë vitit dhe kemi parë se kohët e fundit ka luajtur rregullisht dhe ka përmirësuar gjendjen fizike”, deklaroi tekniku italian. Edhe vetë Neymar u shpreh optimist, duke thënë: “Fizikisht ndihem shkëlqyeshëm. Jam përmirësuar me çdo ndeshje”.

Në listën e Brazilit janë përfshirë edhe emra si Vinicius Junior, Raphinha, Matheus Cunha dhe Endrick, ndërsa jashtë skuadrës kanë mbetur Joao Pedro dhe Antony. Brazili do ta nisë kampanjën në Botërorin 2026 më 13 qershor kundër Marokut në Nju Xhersi.