Ballina Sport FIFA dënon Skënderbeun, zbulohet vendimi i fundit

FIFA dënon Skënderbeun, zbulohet vendimi i fundit

31
0

Klubi i Skënderbeut ka pësuar një goditje të rëndë pasi FIFA ka vendosur të bllokojë merkaton e skuadrës korçare.

Përmes këtij vendimi, bardhekuqtë e kanë të ndaluar të transferojnë lojtarë të rinj pa shlyer paraprakisht të gjitha detyrimet financiare të prapambetura.

Momentalisht mbetet ende e paqartë se cilën çështje gjyqësore ka humbur ekipi në dhomën e zgjidhjes së konfliktit në institucionin ndërkombëtar.

Ky dënim vjen në një moment delikat, pak javë përpara hapjes së dritares së transferimeve, ku te Skënderbeu ishin planifikuar ndryshime të shumta në organikë.

Skuadra korçare do të jetë pjesë e Kategorisë Superiore në edicionin e ardhshëm. Kujtojmë që ekipi e mbylli kampionatin e Kategorisë së Parë në vendin e dytë, duke humbur titullin kampion në javën e fundit ndaj rivalëve të Laçit.