Ish presidenti Bamir Topi, i ftuar në një emision televiziv, ka komentuar lidhur me pretendimet e kreut të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, se prokurori Ols Dado është emëruar në shkelje të ligjit dhe rregullave.
I pyetur nga gazetarja Ina Qirjo, Topi u shpreh se gjithçka është bërë konform ligjeve dhe rregullave të kohës.
“Historia është kjo. Çdo periudhë kohore ka ligjet e veta. Në 2008, prokuroria që administronte garën për prokurorët e rinj, e administronte brenda institucionit, Këshillit të Prokurorisë, ku kishte një vend edhe për përfaqësuesin ligjor të Presidentit. E gjithë gara administrohej nga institucioni. Në përfundim vinte një komunikim formal për te presidenti për të nënshkruar dekretit. E gjitha është konsumuar sipas ligjit të kohës”, tha ai.







